BE-DA Logistics është një kompani logjistike third-party. Ne kemi ofruar zgjidhje transporti dhe logjistike që nga viti 2011. Ne kujdesemi për çdo hap të udhëtimit dhe ofrojmë lëvizje të sigurt, shërbim cilësor dhe mbërritje në kohë. E gjithë kjo mbështetet nga ekipi ynë i agjentëve të transportit dhe logjistikës.

Ne e organizojmë lëvizjen. Detyra kryesore është afrimi i klientëve me konsumatorët e tyre, sigurimi i transportit për bizneset dhe sigurimi i produkteve të tyre gjatë transportit. BE-DA Logistics transporton nga e gjithë Evropa në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Ballkan dhe anasjelltas.

Strategjia jonë

Eskperienca jonë na siguron një njohuri të plotë të çdo hapi që duhet të hedhim për të arritur nga pika A në pikën B.

BE-DA Logistics është partneri juaj modern i logjistikës nëse keni nevojë për një partner që praktikon teknologjinë në avantazhin e tij, për vete dhe për të mirën e klientit të tij.

Ne gjithmonë investojmë në të tashmen dhe në të ardhmen për të siguruar efektivitetin tonë të kostos dhe për të rritur produktivitetin dhe dukshmërinë e transportit.

Ne duam ta bëjmë procesin aq të thjeshtë sa mund të jetë. Ne preferojmë ta shikojmë sfidën drejt e në sy, sepse gjithmonë e përballojmë dhe e kapërcejmë atë si profesionistë.

Historia

BE-DA Logistics u themelua në vitin 2011, duke hapur dyert e saj në Shkup, Macedoninë Veriore dhe që atëherë pa u lodhur fillon ta çojë biznesin e saj përpara në destinacionin e dëshiruar.

Ndërsa lëvizim ndër vite, ne kemi arritur të fitojmë besimin e mbi 1.000 ndërmarrjeve në 37 vende.

Në vitin 2016, ne hapëm zyrën tonë në Durrës, Shqipëri, një hapësirë pune për biznesin tonë që është gjithashtu e mbushur me agjentë të mrekullueshëm dhe të kualifikuar të transportit dhe logjistikës.

Ne nuk ndalemi së lëvizuri, në vitin 2021, edhe një herë, ne i përgjigjemi nevojës për shërbim të dëshmuar dhe profesional në treg dhe hapim zyrën tonë në Kosovë.